Ende pa u bërë 24 orë nga fundi i rrugëtimit të gjatë në Big Brother, Donaldi ka ndarë një video për të gjithë miqtë e tij virtualë. Si fillim, ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, pas të cilit, edhe pa 100 mijë eurot, ndihet shumë i lumtur.

Jam munduar që të bëj një video për të falënderuar të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Është një ndjenjë fantastike dhe nuk e di se si mund t’i falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur. Kanë qenë shumë, realisht shumë.

Nuk di se si t’jua shpreh mirënjohjen, është ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar këtë ndjesinë e njerëzve që të mbështesin në këtë lloj mënyre duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora. Gjithsesi, ju përshëndes pafund dhe ju dua shumë. E kam zemrën mal.”

Pas këtyre fjalëve mirënjohëse, Donaldi shton se, edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh, ka marrë një vendim për t’i vënë vetë lekët për të ndihmuar për ndërtimin e 4 shtëpive për njerëzit në nevojë.

Unë vërtet nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy shtëpi në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euro do t’i vendos nga vetja, sepse është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”

Donaldi nuk harron të ftojë edhe fituesin e këtij Big Brotheri, të cilit ia uron fitoren edhe virtualisht. Pa ia përmendur emrin, Donaldi e fton Ilirin t’i bashkohet nismës së tij: “Do kisha dëshirë që të ftoja edhe fituesin, të cilit i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)