Bashkëpunimet në muzikë ngjallin gjithmonë shumë interes. Ndër vite, artistët shqiptarë të shoubizit kanë realizuar disa nga këngët më të bukura, pikërisht duke bashkuar kreativitetin dhe talentin e tyre. Bashkëpunime si Ledri Vula-Era Istrefi, Noizy-Enca, Alban Skënderaj-Arilena Ara, etj., kanë pasur një sukses të garantuar, edhe sepse kanë bërë bashkë fansat e dy artistëve të pëlqyer. 

Por bashkëpunimi më i fundit në botën e muzikës, që sapo ka dalë në treg, (në Youtube) është ama i një tjetër kalibri dhe mbi të gjitha, krejt i veçantë në llojin e vet. Kënga dhe klipi “Born free” nga JUTH në bashkëpunim me reperin Buta është një projekt muzikor kushtuar të rinjve, ose siç njihen ndryshe ndjekësit e JUTH by Vodafone, juthistëve. 

Kënga është një manifest i lirisë, i aftësisë së të rinjve, juthistëve pra, për të guxuar, për të jetuar jetën siç e mendojnë, të zgjdhin rrugën që duan në jetë dhe mbi të gjitha, të jenë vetvetja. Sepse kush guxon, kush është i lirë dhe kush është vetvetja, IA DEL në jetë! 

Jo më kot në këtë video janë përfshirë edhe personazhe, edhe ata artistë të rinj, të cilët këto muajt e fundit kanë qenë shembulli dhe simboli se si duke qenë vetvetja dhe duke guxuar ti i garanton vetes suksesin në jetë. Kështu, në videoklipin e bukur që shoqëron këngën e Butës, shfaqen si të ftuar specialë edhe personazhe tejet të dashur për të rinjtë, siç janë Sara Berisha, Dj PM apo Dj Dagz. 

Një projekt fantastik, plot ngjyra dhe fantazi, nga të rinjtë, për të rinjtë. Për jushistët Born free, për ata që mund të thonë me zë të lartë dhe krenarë We’ve made it!