Victoria Beckham nuk do të stilojë fustanin e nusërisë së partneres së djalit të saj.
Brooklyn Beckham do të martohet me Nicola Peltz këtë të shtunë në rezidencën e familjes së saj në Palm Beach, Florida dhe Peltz i është drejtuar shtëpisë italiane të modës Valentino për ta veshur për ditën e saj të madhe, me ndihmën e stilistes Leslie Fremar.
“Nicola i beson Leslie-s totalisht dhe, ndërsa fustani i saj po bëhet nga Valentino, Leslie është personi që ajo i është drejtuar për të ndihmuar në mënyrën se si do ta kombinojë me aksesorët dhe si do të ketë flokët dhe grimin e saj”, tha një burim për Daily Mail këtë javë.
"Ne kemi qenë në Romë dy herë, duke parë të gjithë në atelie, ata janë thjesht kaq të talentuar," tha Peltz për CR Fashion Book.
“Herën e parë që shkova në Romë, solla mamin dhe vëllanë tim Brad, dhe më pas Leslie Fremar, e cila është një nga mikeshat e mia më të mira në të gjithë botën. Është vërtet një gjë e bukur dhe është shumë emocionuese.”
Megjithëse burimet më parë pohuan se vjehrra e saj, Victoria Beckham, do ta stilonte fustanin e Peltz, nuk qenka kështu. Mbetet për t'u parë nëse Victoria do të përfshihet në fustanet e dasmës.