Victoria Beckham ka ndarë detaje rreth fustanit që veshi në dasmën e djalit Brooklyn Beckham me Nicola Peltz në Palm Springs të Floridas gjatë fundjavës.

Stilistja zbuloi se fustani i saj është "fustani i parë couture Victoria Beckham" i bërë në atelierin e saj në Londër. Për këtë fustan, ekipit të saj iu deshën plot 5 ditë për ta realizuar.

Ylli 47-vjeçar postoi foto të saj me fustan përpara festës në Instagram Stories dhe shkroi:

“Një fustan i veçantë për një ditë të veçantë, fustani i parë couture Victoria Beckham i bërë nga atelieja jonë në Londër. Pëlhura është porositur nga një nga furnizuesit e mi të preferuar në Itali, është si metal i lëngshëm dhe qëndron kaq bukur. Dantella është në fakt nga tri stile të ndryshme, të vendosura për të krijuar një dantellë të re dhe më pas të qëndisura me dorë. Ka qenë një punë dashurie dhe unë jam shumë mirënjohëse për ekipin tim të jashtëzakonshëm që krijoi diçka kaq të bukur për mua”.

Victoria po i mban modelet e markës së saj brenda familjes, duke thënë për ndjekësit se e ëma, Jackie Adams, kishte veshur VB me porosi dhe se Mimi Regan, e dashura modele e Romeo Beckham, gjithashtu kishte veshur një fustan blu mëndafshi nga koleksioni i saj.

Sipas Vogue, që bleu të drejtat ekskluzive për dasmën e Brooklyn dhe Nicola, "pëlhura u frymëzua nga reflektimi i dritës së hënës në oqean gjatë natës".