Në të ardhmen, ka të ngjarë të përballemi me një mutacion të koronavirusit po aq ngjitës sa Omicron dhe vdekjeprurës sa Delta, paralajmëroi ministri gjerman i shëndetësisë, Karl Lauterbach.

Lauterbach u bën thirrje bashkëqytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj pandemisë dhe të ndjekin me kujdes të veçantë masat e nevojshme. Megjithatë, ai shtoi se megjithëse rastet e koronavirusit janë në rënie, virusi po ndryshon, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Ndërsa për mutacionin Omicron, ministri pohon se autoritetet shëndetësore gjermane do të mund të prodhojnë një vaksinë të përshtatur enkas për këtë variant nga shtatori.

Megjithatë, sipas tij, mutacioni i vazhdueshëm i virusit po e bën gjithnjë e më të vështirë zhvillimin e vaksinës Omicron. Për shkak të kësaj, siç thekson ai, ka shumë të ngjarë që në të ardhmen të ndeshemi me një variant që është po aq ngjitës sa Omicron dhe vdekjeprurës sa Delta.

“Ky do të ishte një variant absolutisht vdekjeprurës”, tha ministri socialdemokrat në një intervistë për gazetën “Bild”.

Vlen të përmendet se në Gjermani rreth tre të katërtat e popullsisë tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, rreth një e katërta e gjermanëve janë diagnostikuar me koronavirus.