Këtë vit, për të shtatin vit, Google feston Ditën e Tokës, 22 prillin.
Ka pasur shumë ndryshime që nga Dita e parë e Tokës në vitin 1970, por edhe nga ajo e një viti më parë. Ja disa nga ndryshimet më inkurajuese apo shqetësuese që kemi mësuar për Tokën:
Shkencëtarët kanë zbuluar një kreshtë koralore plotësisht të re, 600 milje të gjatë, në grykëderdhjen e Amazonës.
Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar një kreshtë nënuojre korali që zë 3600 milje katrorë në fund të oqeanit në grykëderdhjen e lumit të Amazonës.
Robinson Meyer ka thënë që dyshohej që në vitin 1970, por vetëm tani u vërtetua pas shumë matjesh dhe pasi, një nga shkencëtarët që po merreshin me këtë studim, Rodrigo Moura çoi poshtë një aparat special që merr material nga fundi i oqeanit. Dhe ai solli përgjigjen: korale, sfungjerë, peshq që vërtetonin praninë e kësaj strukture nënujore.
Por jo të gjitha zbulimet për koralet kanë qenë mahnitëse këtë vit. Në Australi, shkencëtarët kanë thënë që 93 për qind e Great Barrier Reef i është nënshtruar zbardhjes koralore, një dukuri që ndodh kur temeperaturat e oqeanit rriten shumë shpejt, që ngordh algat dhe që i bën koralet shumë të dobëta.
Këto struktura koralore janë pyjet e oqeanit, ku banojnë 25 për qind e specieve detare, kështu që mbrojtësit e tyre po përpiqen shumë para se ato të zhduken së bashku. Te New Yorker, Elizabeth Kolbert ka shkruar së fundmi që shkencëtarët po mundohen të kultivojnë korale më të fuqishme që t’i rezistojnë epokës së zbardhjes së tyre.
Kemi zbuluar disa specie të reja, si dhe pak që mendonim që ishin zhdukur
Deri tani, shkencëtarët kanë përshkruar afërsisht 1.5 milionë specie të ndryshme në Tokë, por kjo nuk është shumë nëse mendojmë që ata thonë që ka edhe 4 milionë të tjera që nuk janë zbuluar.
Studiuesit ia dolën ta zvogëlonin pak këtë numër vitin e kaluar. Pati zbulime të reja si një merrimangë në Marok, një insekt gjigant mbi 20 cm në Vietnam, disa lloje peshqish në brigjet e Japonisë që krijojnë një rrjetë të ngatërruar gjeometrike në fund të oqeanit, por një nga zbulimet më të rralla nuk ishte një specie e re. Majmuni i kuq Colobus i Bouvier-it, që jeton në Republikën e Kongos, mendohej që ishte zhdukur në vitet 70 nga gjuetia. Pastaj, në vitin 2015, primatologu Lieven rreth Devreese dhe Gawl Elie Gnondo Gobolo gjetën një mama dhe një bebe të kësaj specieje ndërsa eksploronin pyjet përgjatë lumit Bokiba dhe iu bënë një foto.
Toka ka 3 trilionë pemë, shumë më tepër sesa mendonim
Në shtator, në një studim publikuar në Nature, disa shkencëtarë kombinuan vëzhgimet me satelitë dhe në terren duke vërtetuar që Toka ka 3.04 trilionë pemë, shumë më tepër sesa vlerësimi i mëparshëm prej 400 miliardë.
Shkencëtarët kanë vërtetuar që pyjet më të dendur janë në Tropikë dhe Subtropikë, ku ka 1.39 trilionë pemë. Pyjet e zonave të buta kanë 610 miliardë pemë dhe ato të ngrira në veri kanë 740 miliardë. Rusia ka deri tani, më shumë pemë, deri në 641 miliardë. Shtetet e Bashkuara kanë edhe 228 miliardë të tjera.
Oh, përjashto këtë lajm jo aq të mirë. Shkencëtarët kanë thënë që tani Toka ka 46 për qind më pak pemë sesa ekzistonin para se njerëzit të nisnin për herë të parë t’i prisnin, para mijëra e mijëra vitesh. Ata kanë zbuluar që shpyllëzimi është rritur me ritme të shfrenuara vitet e fundit, që ka ndikuar në humbjen e 15.3 miliardë pemëve çdo vit, ndërsa rreth 5 miliardë rriten përsëri. Ka pasur disa mbrojtje pyjesh të suksesshme së fundmi, që është lajm i mirë.
Kemi zbuluar homo naledi, një specie e re e njeriut të lashtë që ka ekzistuar dikur mbi Tokë
Në shtator, disa studiues nga vende të ndryshme, bënë të ditur që kishin gjetur fosilet e një sepcieje të re të njeriut prehistorik, që, ata besojnë, ka jetuar para 2 deri 3 milionë vitesh. Emri i tij? Homo naledi.
Historia ka filluar vite më parë, kur studiuesit zbuluan disa qindra fragmente kockash në një shpellë në Afrikën e Jugut. Ata kuptuan që ishte një hominin i ri, i ngjashëm me Homo erectus, megjithëse me tru më të vogël.
Joseph Stromberg shkroi për këtë zbulim. Sipas tij, ky zbulim, u dha shkencëtarëve një pikëpamje të re për historinë e lashtë të njeriut.
Njëbrirërisht dhe njerëzit, dikur kanë bashkekzistuar. Dhe pse, njëbrirësh shumë të shëmtuar
Elasmotherium sibiricum është një krijesë që njihet dhe si “njëbrirëshi siberian”. Për një kohë të gjatë, shkencëtarët mendonin që ishte zhdukur diku 350,000 vjet më parë, para se njerëzit të shkelnin në Siberi, por kjo deri pak më parë.
Në mars, një studim i publikuar në American Journal of Applied Science pëshkroi një kafkë të zbuluar në Kazakistan që vërteton që njëbrirëshit ekzistonin në Tokë edhe para 29 mijë vitesh. Ata duhet të kenë ekzistuar bashkë me njerëzit. Shkencëtarët po kërkojnë të kuptojnë sesi këto kafshë kanë arritur të mbijetojnë në këtë rajon kaq kohë më vonë pasi vëllezërit apo kushërinjtë e tyre ishin zhdukur.
Fjala “njëbrirësh” duket sikur është përdorur gabimisht, gjithsesi. “Ka qenë afërsisht 1.8 metra i lartë dhe 4.5 i gjatë dhe peshonte 270 kilogramë, duke e bërë më të ngjashëm me një mamuth sesa kalë”, e ka përshkruar atë Ellen Brait, Guardian.
Shtresa e akullit të Antarktikës Perëndimore ndoshta do të shkrijë më shpejt sesa kishim menduar
Jo të gjitha zbulimet për planetin, këtë vit, kanë qenë frymëzuese. Disa kanë qenë shqetësuese.
Në mars, shkencëtarët e klimës bënë një kontroll të ri në shtresën e akullit në perëndim të Antarktatikës, që ka shkrirë pak nga pak gjatë viteve që njerëzit kanë djegur karburantet e fosileve dhe kanë rritur ngrohjen globale. Nëse e gjithë kjo shtresë akulli do të rrëshkiste në oqean, do të rriste nivelin e ujit të detrave në të gjithë botën me 3.6 metra. Megjithëse, më parë specialistët kanë thënë që kjo nuk do të ndodhë për qindra, ose deri mijëra vite.
Tani, ky studim i ri, i publikuar në Nature, ka hedhur dyshime për këtë çështje. Studiuesit kanë përdorur metoda të avancuara kompjuterike për të parë proceset që mund të ndodhin po të rriten temperaturat, disa nga të cilat nuk ishin përfshirë më parë, siç janë hidrofrakturat apo rëniet e kreshtave. Ky model i ri, ishte shumë më i përshtatshëm për të shpjeguar proceset e shtresës së akullit në të shkuarën e largët, kur ka qenë gjithashtu, shumë më ngrohtë.
Por ja ku ngatërrohen gjërat. Ky model gjithashtu shkakton shqetësim për të ardhmen. Shkencëtarët kanë thënë që shtresa e akullit mund të fillojë të destabilizohet brenda disa vitesh, jo shekujsh, nëse emetimi i i gazeve vazhdon të rritet. Po t’u shtohet projektimeve për shkrirjen e akullit diku tjetër, mund të rriste nivelin e ujërave të deteve deri në 1.5 apo 1.8 metra në vitin 2100, gati dyfishi i parashikimeve të projektuara më parë. Ku skenar i keq do të detyronte masa në shumë qytete bregdetare.
“Nuk po themi që do të ndodhë, por po flasim për një rrezik, që duhet të marrë më shumë vëmendje”, ka thënë një nga autorët e këtij publikimi për New York Times.
Gjithashtu mësuam që specia njerëzore mund të bashkëpunojë për ndryshimet klimatike
Po e mbyllim me një shënim shpresëdhënës. Dhjetorin e kaluar, kombet u bashkuan në Paris për të arritur një marrëveshje për t’u kujdesur për çështjen e ngrohjes globale.
Gjithsesi nuk duhet t’ia ngulim sytë marrëveshjes. Marrëveshja nuk e shpëtoi planetin dhe nuk e zgjidhi ngrohjen globale. Marrrëveshja i jep strukturë dhe vëmendje përpjekjeve deri tani jo globale për të ulur sasinë e emetuar të gazit që shkakton efektin serë. Megjithatë nuk ka garanci që kjo do të ulë ngrohjen globale.
Për t’u theksuar është që marrëveshja shënoi, për herë të parë, që kur është folur për ngrohjen globale para 20 vitesh, që liderët botërorë mundën të hartonin një marrëveshje që angazhon çdo shtet për të vepruar për klimën. Në vend të vendimeve cinike dhe mosmarrëveshjeve të pafundme që kanë shënuar konferencat e shkuara, mbretëroi mbashkëpunimi. Dhe kjo, është, një qasje krejt e re.
Na ngelet për të parë nëse shtetet do e ndjekin, por nëse arrijnë të ulin sasinë e gazit të prodhuar, viti që shkoi do jetë viti kur mësuam që njerëzit mund të merren vesh.