Katy Perry pati një reagim gazmor ndaj një konkurrenti në "American Idol" gjatë një sfide kënge. Secilit konkurrent iu desh të zgjidhte një nga tre këngë për të interpretuar, pa e ditur se cili gjyqtar e zgjodhi këngën, por do t’u duhej ta merrnin me mend se kush ishte.

Noah Thompson zgjodhi të këndonte hitin e John Mayer të vitit 2009 "Heartbreak Warfare". Konkurrenti 20-vjeçar nga Kentaki mendoi se ishte Katy Perry ajo që kishte zgjedhur këngën për të.

"Mendoj se është Katy," tha Thompson, duke mos e ditur se Mayer dhe Perry kanë qenë dikur të lidhur. “Por sinqerisht, nuk e di. Unë zgjedh Katy-n. Ky është supozimi im.”

Duke tundur kokën me mosbesim, Perry u përgjigj:

"Noah ... Më duket se duhet të lexosh për mua në Wikipedia," tha këngëtarja me siklet.

"Kjo është një 'jo' atëherë?" Thompson bëri shaka ende pa e kuptuar.

Perry bërtiti në mënyrë qesharake: "Unë jam e tronditur!" përpara se të ulej nga karrigia e saj në dysheme e sikletosur.

“Është një këngë e mrekullueshme, ia dole shumë mirë, por unë nuk mund të flas më”, -përfundoi duke qeshur këngëtarja.

Kur më në fund u zbulua se ishte Luke Bryan që kishte zgjedhur këngën për Thompson, Perry pyeti:

"Kush do e paguajë orën time shtesë të terapisë?"

Perry dhe Mayer ishin bashkë nga viti 2012 deri në vitin 2015 dhe madje kanë një këngë së bashku të titulluar "Who You Love".

Tani ajo është me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka vajzën Daisy Dove. Çifti e mirëpriti vajzën e tyre të vogël në gusht të vitit 2020.