Eurovision 2022 po shkon drejt fazës përfundimtare. Por përpara se juria dhe publiku të votojë edhe 10 këngët finaliste pas gjysmëfinales së sotme, Wiwibloggs, përmes votimeve të publikut, ka grumbulluar këngët më të votuara deri tani në portal.
Juria Wiwi, përmes panelit joprofesionist të muzikës, ka vlerësuar 40 këngët pjesëmarrëse të festivalit dhe rezultatet kanë nxjerrë disa këngë të preferuara.
Në videon ku ndjekës të portalit votojnë këngët pjesëmarrëse, votohet “për të preferuarit individualë” duke përdorur sistemin tradicional të Eurovizionit, të vendeve që japin pikë. Por kjo nuk ka lidhje me votimin e jurisë së Eurovisionit.
Nga juria e Wiwi, Suedia, Spanja dhe Holanda janë ndër më të votuarat. Por edhe Italia është po ashtu një pretendente e çmimit të madh.
Po cilët do të jenë në të vërtetë 25 finalistët? Mbetet të zbulohen sonte edhe 10 të tjerët.