Pas 18 këngëve pjesëmarrëse të gjysmëfinales së dytë, votat e publikut kanë çuar në finale 10 këngë përfaqësuese. Së bashku me 10 finalistët e zbuluar mbrëmjen e së martës, po edhe me 5 shtetet financuese (Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Franca, Spanja) është plotësuar kështu lista me 25 finalistët e 14 majit.
Shtetet që u kualifikuan në finalen e Eurosong:
Belgjika
Republika Çeke
Azerbajxhan
Polonia
Finlanda
Estonia
Australia
Suedia
Rumania
Serbia