Lajmet e ditëve të fundit për lidhjen e Fifit me Adisin, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, kanë bërë pjesë edhe këtë të fundit, ndonëse prej vitesh, modelja e njohur dhe babai i Troit jetojnë prej vitesh jetën e tyre të ndarë.

Sonte, e ftuar në “Më lër të flas”, në Top Channel, Adrola, e gjendur përballë pyetjes nëse e ka uruar Adisin për lidhjen me Fifin, nuk e pati fare problem të fliste hapur: “Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit!” – tha ajo.

Pas ndërhyrjes së Donaldit nëse kjo ishte për të mirë, Adrola konfirmoi: “Patjetër, nuk kam asgjë kundër lidhjeve. Jam gjithmonë pro lidhjeve të dashurisë”