Autobusi i aksidentuar në fund të muajit prill është larguar mbrëmjen e kaluar nga lumi i Lanës për arsye hetimi. Lajmin e ka dhënë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili tha se pas hetimeve, mjeti do të rikthehet përsëri në vendin ku u aksidentua, si një instalacion për t’u rikujtuar të gjithëve kujdesin që duhet të kemi ndërkohë që qarkullojmë.

“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim”, -shkroi Veliaj përkrah një videoje ku automjeti shihet duke u larguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Autobusi u aksidentua më 29 prill pasi u përplas me një automjet tjetër, duke përfunduar në lumin e Lanës.