Mëngjesi, për disa është periudha më e mirë e ditës, ndërsa për të tjerë, më e urryera. Mëngjesi nuk është produktiv për të gjithë. Por nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të përmirësuar stilin e jetesës, provoni të zgjoheni herët. Nuk i dihet, mund të ndodhë një ndryshim i madh.

Zgjimi herët në mëngjes u përket njerëzve të suksesshëm. Ky është përfundimi i qartë dhe i thjeshtë i realizuar pak kohë më parë në Universitetin e Teksasit. Nga pjesëmarrësit e studimit, njerëzit që e identifikonin veten si njerëz të mëngjesit kishin më tepër sukses në jetë dhe fitime për sa i përket anës financiare. Po çfarë gëzojnë njerëzit që zgjohen herët në mëngjes?

Janë në formë më të mirë

Arsyeja këtu është shumë e thjeshtë. Zgjimi herët u jep mundësi njerëzve të merren me ushtrime fizike, përpara se të fillojnë punën. Për këtë arsye, shumë prej biznesmenëve të suksesshëm ngrihen herët. Ushtrimet e mëngjesit ndihmojnë  në rritjen e humorit dhe sigurojnë energji për pjesën tjetër të ditës.

Janë të lumtur

Kjo lumturi nuk zgjat vetëm 15 minutat e mëngjesit, por gjithë jetën. Tendenca për t`u zgjuar vonë fillon zbehet me kalimin e moshës dhe kjo shpjegon faktin pse të rriturit janë më të lumtur se të rinjtë. Në studim u përfshinë dy grupmosha, të rinj 17-38 vjeç dhe të rritur të moshës 59-79 vjeç. Të dy grupet u përgjigjën rreth gjendjes emocionale, shëndetit dhe pjesës së ditës së preferuar. Rezultati ishte se të rriturit shprehën emocione pozitive, pasi ngriheshin herët në mëngjes. Kjo tregon se mëngjesi është i lidhur me të ndjerit i lumtur dhe në formë.

Kanë produktivitet më të lartë

Njerëzit e mëngjesit shfrytëzojnë më shumë kohë për të bërë gjëra dhe janë më energjikë gjatë kësaj periudhe të ditës.

Janë më optimistë

Zgjimi i hershëm në mëngjes është i lidhur edhe me shfaqjen e trajtimeve të shëndetshme të karakterit. Njerëzit e mëngjesit janë më të predispozuar për t`u ndjerë më optimistë, të kënaqur dhe të ndërgjegjësuar.