Data 25 maj do të jetë ditë pushimi për të gjithë administratën publike për qarkun e Tiranës. Ky vendim është marrë pasi të mërkurën e ardhshme do të luhet finalja e Europe Conference Ligue dhe pritet një fluks njerëzish në kryeqytet.

Lajmin e ka njoftuar Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha Çuçi.

Më 25 maj do të zhvillohet ndeshja Roma-Feyenoord, në stadiumin “Air Albania”.