Pothuajse të gjithë personat që përpiqen të ushqehen shëndetshëm, i japin prioritet konsumimit të proteinave të mira, si orizi dhe patatja e ëmbël. Ndërkohë, ju mund të përfshini një gamë të plotë të perimeve të stinës në sallatën tuaj (plus djathë i copëtuar për më shumë kalcium). Por a jeni duke marrë proteina të mjaftueshme?

Gruaja me peshë mesatare ka nevojë të marrë 40-50 gram proteina në ditë, e cila ju ndihmon të ruani muskujt dhe është një komponent thelbësor i çdo qelizë në trup.

Lajm i mirë është se shumica e grave e marrin këtë sasi, kanë thënë Binjakët e të Ushqyerit, Tammy Lakatos  dhe Lyssie Lakatos, njëkohësisht edhe autorët e “Rregullat e ushqimit”. “Por problemi është se nevojat ndryshojnë kaq shumë nga personi në person. Gratë aktive në krahasim me ato që nuk bëjnë shume aktivitet fizik, kanë nevojë shpesh për më shumë proteina”.

Për fat të mirë këto 3 rregulla mund t’ju vijnë shumë në ndihmë, edhe pse mund të themi se “magjia” e tyre lidhet me zbatimin sa më korrekt…

Mos i nënvlerësoni nevojat tuaja ditore.

Proteinat përpiquni t’i merrni nga disa ushqime jo vetëm nga një lloj, pasi ushqime të ndryshme i ofrojnë organizmit përfitime të ndryshme.

Kombinoni proteinat dhe palestrën. “Kur ushtroheni, fibrat e muskujve sforcohen dhe me qëllim për të riparuar indet duhet të merrni sa më shumë  proteina, dhe karbohidrate” kanë thënë “Binjakët e të Ushqyerit”.