Nëse do të mundeshim, do t’i vishnim gjatë të gjithë vitit. Opsioni më praktik, më i rehatshëm dhe i gjithanshëm i veshjeve të këmbëve. Sandalet ‘luksoze’ mund ta bëjnë çdo veshje të duket elegante dhe pa shumë mundim.

Një pjesë e mirë e dizajnerëve kanë propozuar disa lloj sandalesh me stil, më të mira të vitit 2022, nga modelet më të thjeshta deri te takat e larta me rripa.

Tani për tani, të gjithë janë të fiksuar pas nuancave neutrale, toneve optike të bardha dhe nuancave të zeza. Më së shumti, blogeret e njohura po i preferojnë sandalet me rripa minimalistë, por një pjesë e mirë i preferojnë edhe me zbukurime emocionuese.

Markat më të mira të vitit 2022 si ‘Chanel’, ‘Jacquemus’ dhe ‘Bottega Veneta’ propozojnë sandalet më komode në treg, ndaj ajo që ju mbetet për të bërë është të shikoni me kujdes.