Semi Jaupaj ishte e ftuara e radhës në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, “Më lër të flas”.
Miqësia e ngushtë mes Semit dhe Donaldit u kris kur artistët ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe Donaldi la pas historinë me Bora Zemanin dhe nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Donaldi e pyeti Semin nëse u gëzua që nuk e fitoi ai reality show-n dhe ajo nuk ia kurseu përgjigjen e drejtpërdrejtë:
“Nuk manifestova shumë fituesin, por u gëzova shumë që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar dhe ai kameramani aty, vetëm ti jo”, tha ajo.
Ndërsa pyetjes së Romeos “Si është raporti mes jush?”, Semi iu përgjigj se ishte ajo e para që i shkroi Donaldit: “Unë i shkruajta, dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë. U bëra çikë merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri”.
Dhe pas kësaj, tha Donaldi, “nuk pushoi telefoni”.