Pasi mahniti në Festivalin e Filmit në Venecia në 2020-ën me një fustan të Valdrin Sahitit, Aurela Hoxha rikthehet në tapetin e kuq, kësaj radhe në Kanë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

Modelja shqiptare u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë e veshur me një fustan të linjës së saj Aurela Hoxha Brand, duke ekspozuar trupin që e ka rikthyer shpejt në formë pas lindjes. Ajo e kombinoi fustanin e zi transparent me një palë doreza lateks jeshile dhe një varëse që i mbulonte qafën. Aurela i mbajti flokët natyralë me onde të lëshuara dhe zgjodhi një grim minimalist.

Kjo nuk është hera e parë që Aurela merr pjesë në festivalin e rëndësishëm të Kanës. Ajo ka qenë për herë të fundit në vitin 2019, kur u shfaq e veshur me një fustan të verdhë saten nga Balenciaga.