Regina Murati është sot 20 vjeçe dhe nëse ju kujtohet, ajo është një e mbijetuar e tragjedisë së Gërdecit. E distancuar prej televizionit prej shumë vitesh, Regina ka vendosur të shfaqet, sepse tani ndihet gati. Ajo e quan historinë e saj të trishtë pjesë të së shkuarës dhe është gati të shohë përpara, duke iu përkushtuar pasionit të saj për dizjanin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by |FASHION ILLUSTRATION| (@regina_illustrations)

Regina vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa dizajni po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e saj. E ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, në RTSH, Regina ka rrëfyer më shumë për këtë pasion që i ka dhënë forcë gjithmonë.

“Pas historisë sime të trishtë, që ka mbetur pas tashmë, gjeta forcën të filloja nga zero dhe të arrija diçka që mua do më bënte të ndihesha e plotësuar. Pasioni im nuk ka qenë gjithmonë i përqëndruar te skicat. Kam vizatuar gjithmonë, që në moshë të vogël, por kohët e fundit u përqëndrova në pjesën e dizajnit dhe tani merr edhe pjesën më të madhe të kohës sime. Ka shumë mundësi që duhet t’i marrim dhe t’i shfrytëzojmë në momentin që na ofrohen, prandaj edhe unë zgjodha të vazhdoja. Dëshira, pasioni dhe qetësia që më jep mua skicimi janë shtysa më e madhe që më ka sjellë deri këtu”, -ka thënë Regina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by |FASHION ILLUSTRATION| (@regina_illustrations)

Ajo shprehet e sigurt që në të ardhmen dizajni do jetë zërë një pjesë dhe më të madhe të jetës së saj. E pyetur nëse frymëzohet nga stilistët e suksesshëm dhe trendet e fundit, ajo u përgjigj:

“Sot ka shumë stilistë të mirë, por mundohem të mos foksuaohm shumë te puna e tyre, sepse secili sjell diçka nga vetja. Pavarësisht se mund të ndjekësh trendet e fundit, duhet patjetër të sjellësh diçka nga vetja, ta personalizosh dhe ta bësh tënden.”

Regina ka rikujtuar edhe njëherë se si nisi të ambientohej me jetën e re pas tragjedisë së Gërdecit.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, m’u desh të filloja të ambientohesha me gjendjen që isha. Në fillim kam nisur të shkruaj dhe duke qenë se nuk shkruaja me dorën e majtë, duhet të mësohesha. Nisi me shkrimin dhe pastaj kalova te pjesa e vizatimit. Vizatimet e para s’kanë nivelin e tanishëm dhe kanë qenë ndryshe, më shumë të përqëndruara te pjesa e peisazheve. Me kalimin e viteve vendosa të hyj te pjesa e dizajnit”, -rrëfeu ajo.

Regina tregoi se ka pasur mundësi të bashkëpunojë me persona të fushës së dizajnit dhe planet nuk munguan, por për shkak të pandemisë këto plane u pezulluan. Megjithatë, ajo u shpreh e hapur për bashkëpunime.