DJ PM dhe Sarah Berisha u formuan si çift në Big Brother VIP, por vazhduan njohjen jashtë dhe romanca duket se po shkon për mrekulli. Së fundmi, ata kanë qenë në një udhëtim në Itali, ku u është bashkuar edhe Kledi. Në një intervistë për Prive, PM ka zbuluar se kjo ishte hera e tretë që shkonte në Itali dhe se udhëtimi shkoi shumë mirë.

Sigurisht, në një udhëtim me Sarën nuk mund të mungonin fotot dhe PM iu desh të bënte rolin e fotografit, por duke qenë se ishte edhe Kledi e ka ndihmuar edhe ai me këtë “punë”.

PM u pyet se çfarë pëlqen më shumë te Sarah dhe për çfarë acarohen më shumë me njëri-tjetrin dhe dha një përgjigje të sinqertë.

“Te Sarah më pëlqen më shumë qetësia. Është shumë e qetë dhe unë kam qejf që kur flas të më dëgjojnë. Se tip i tillë jam edhe vetë. Kur flas ajo më dëgjon shumë, më analizon për ato që them,” -u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket asaj që e acaron më shumë te partnerja, PM tha se e nervozon fakti që ajo, për shkak të angazhimeve, nuk i kthen përgjigje shpejt.

Si miqtë më të mirë që njohu brenda shtëpisë së BBV, PM përmendi emrat e Kledit, Beniadës, Meridianit dhe Donaldit. Për këtë të fundit ai rrëfeu se flasin pothuajse çdo ditë bashkë dhe është mik shumë i mirë edhe me dy vëllezërit e Donaldit.