“Do të ketë diçka që nuk do të të pëlqejë në çdo punë”

Kohët e fundit, njerëzve në Reddit iu kërkua që të ndajnë mësimet më të mëdha të jetës që kanë nxjerrë nga përvojat në punë.

Menjëherë erdhën me qindra përgjigje, të cilat ishin plot me mësime të rëndësishme që të gjithë do të donin t’i kishin ditur përpara se të fillonin të punonin. Ja disa nga komentet kryesore.

1. “Me siguri, do të ketë diçka që nuk do t’ju pëlqejë në çdo punë që do të bëni. Mësoni të kuptoni se cilat janë gjërat me të cilat mund të përballeni dhe cilat janë gjërat që nuk i pranoni. Kopshti i komshiut nuk është gjithmonë më i mirë se i juaji.”

2. “Disa organizata janë më të mira se të tjerat. Paratë janë njësoj gjithandej, por kompanitë dhe menaxherët nuk janë njësoj kudo. Mos e kaloni jetën tuaj duke punuar në një vend ku trajtoheni kqe.”

3. “Nëse ndonjëherë do të doni që të përballeni me dikë që ju trajton keq, jini të qetë, jini të sjellshëm dhe të kujdesshëm, buzëqeshni dhe bëni gjithçka që mundeni për t’u dukur si personi më i dobishëm. Sigurohuni që njerëzit e tjerë të jenë dëshmitarë të kësaj që po bëni. Asgjë nuk do ta zemërojë më shumë palën tjetër dhe asgjë nuk do ta bëjë atë që të dukej më keq, sesa nëse ju nuk shqetësoheni fare nga sjellja e tyre.”

4. “Është e rëndësishme që të jeni këmbëngulës. Mos mendoni se do të promovoheni ose do t’ju rritet paga në rast se nuk tregoheni këmbëngulës për këtë dhe nuk keni një komunikim të qartë dhe konciz.”

5. “Do të harroheni nga kompania, por nuk do të harroheni kurrë nga fëmijët dhe nga familja juaj”.

6. “Zbatoni kufijtë e nevojshëm për të pasur një ekuilibër të mirë punë-jetë, përndryshe do të ndiheni shumë të stresuar dhe nervozë.”

7. “Kolegët janë thelbësorë për të pasur një eksperiencë të mirë në punë. Nëse punoni me njerëz kompetentë të cilët gjithashtu përshtaten me personalitetin tuaj, atëherë jeni me fat. Por, nëse ky nuk është rasti, atëherë gjërat mund të shkojnë shumë keq!”

8. “Përdorni benefitet që ju ofrohen nga kompania ku punoni. Ato janë pjesë e paketës suaj totale të kompensimit. Ju keni të drejtë të merrni leje kur jeni sëmurë, si dhe të shfrytëzoni ditët e pushimeve vjetore. Këto nuk janë dhurata për ju. Zbuloni se çfarë keni të drejtë të përfitoni nga punëdhënësi juaj – arsimim, asistencë ligjore, etj. Ka shumë gjëra të tjera në paketën e kompensimit, përve? pagës.”

9. “Kudo ka dramë. Sado që njerëzit bëhen më të pjekur, ata përsëri do të merren me thashetheme, sikur të ishin gjimnazistë.”

10. “Pamja e jashtme ka shumë rëndësi, veçanërisht në ato raste kur mendohet se ajo nuk duhet të ketë fare rëndësi. Paraqisni gjithmonë versionin më të mirë të vetes tuaj.”

11. “Nuk ka rëndësi se sa i mirë jeni në punën që bëni. Ajo që ka rëndësi është se sa i zoti mendon shefi juaj që jeni.”

12. “Gjithmonë dokumentoni ?do punë që bëni. Nëse nuk i dokumentoni punët që keni bërë, atëherë zëre se nuk i keni bërë fare”

13. “Njerëzit i mbajnë mend fyerjet shumë më mirë sesa komplimentet. Nëse flisni vetëm gjëra të mira për njerëzit në punë, ndoshta personi për të cilin keni folur pozitivisht do ta vlerësojë këtë fakt. Mund edhe që të mos e vlerësojë. Por, nëse i njëjti person ju dëgjon duke folur keq për të, kurrë nuk do ta harrojë këtë gjë. Kështu, nëse flisni pozitivisht për njerëzit, gjithçka do të shkojë mirë.”

14. “Puna për një kompani është një transaksion: ofrimi i kohës dhe ekspertizës tuaj në këmbim të parave. Duket e thjeshtë, por shumë prej nesh priren ta harrojnë këtë fakt. Shefi nuk është miku juaj, kompania nuk është aleati juaj dhe ata nuk kanë të drejtë të pëfitojnë më shumë punë nga ju sesa ?’është rënë dakord më parë. Kurrë mos punoni më shumë falas, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme dhe e përkohshme.”

15. “Jini mirëkuptues. Sidomos nëse punoni me njerëz të tjerë ose në sektorin e shërbimeve. Të qenit mirëkuptues do t’ju japë gjithmonë rezultatet më të mira në çdo situatë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush në jetën e tij personale, pavarësisht nëse ai është klient, koleg, ose kushdo tjetër. Kur shihni njerëz që janë arrogantë dhe përpiqen të ulin të tjerët rreth tyre, kjo ju tregon gjithçka që duhet të dini për këta persona. Situatat mund të shkojnë nga 0 në 100 kur futet egoja në lojë, dhe kurrë nuk mund të jeni të sigurt se kush po ju shikon dhe po ju dëgjon.” / BuzzFeed/Monitor/