Astrologia Meri Shehu, e ftuara e përjavshme e “Rudina” në Tv Klan e cilëson këtë javë ‘”të  përsosur”. Prej datës 3 qershor ka përfunduar prapavija e Mërkurit, i cili ngadalësoi disi shenjat, por tani duket se gjërat ndodhen në rrugë të mbarë. Por surprizat duket se do mbeten kryefjala e javës, pasi asnjëra prej shenjave “nuk ka parë gjë akoma”.

Një javë perfekte, sepse Mërkuri i kundërt është larguar dhe ky planet ndodhet në Dem ku lidhet bukur me Plutonin në Bricjap që do na japë lajme të mira dhe do ndryshojë jetën thellësisht. Kemi një pikë të dobët, Afërdita takohet me Uranin në Dem dhe sjell ndryshime të menjëhershme, surpriza në disa fusha të  jetës. Zakonisht Afërdita prek çështjet ekonomike por dhe personale kështu që shumë njerëz do surprizohen, pa dallim shenje. Efektin më të madh do e ketë te shenjat e qëndrueshme që i përkasin 10-ditëshit të dytë: Dem, Akrep, Luan, Ujor. “Asgjë nuk keni parë akoma” është shprehja që do marrë kuptim për shkak të kësaj lidhjeje. Është një javë thellësisht e mirë, është kthyer i kundërt Saturni në Ujor, por ka të bëjë me çështjet sociale, praktike që lidhen me shkencën apo mjekësinë që do rikthehen  për t’u rishqyrtuar”.

Dashi – 5 yje

Hoqën një pengesë në çështjet ekonomike që u erdhi për shkak të Mërkurit të kundërt. Takimi i Afërdits me Uranin do ndikojë në fushën erotike, por ata që janë në marrëdhënie të paqarta mund të kenë një surprizë, është një kombinim joshës.

Demi – 3 yje

Ishin në një vështirësi totale me Mërkurin e kundërt, por tashmë ai ndodhet i drejtë, sërish në shenjën e tyre. Lidhet bukur me Plutonin, u hapet jeta në disa drejtime, por Afërdita me Uranin nuk është surprizë e këndshme.

Binjakët – 3 yje

Janë çliruar nga një prapaskenë në lidhje me punën, çështje ekonomike ose erotike dhe do ecin përpara aty ku kishin ngecur në plane e projekte. Pasiguritë i kanë lënë pas.

Gaforrja – 4 yje

Do bëjnë aleanca e miqësi të reja, bashkëpunime të fuqishme, me njerëz të thellë që u shkojnë çështjeve deri në fund. Mund të hasin një pasiguri në çështje sentimentale.

Luani – 5 yje

Janë për të bërë zhurmë, festë, për t’u çliruar nga pasiguritë, do shpenzojnë para e do bien në sy. Shkëlqejnë tërësisht, sepse do arrijnë të sigurojnë një marrëveshje të mirë pune dhe karriere që i vë në një pozicion më të qetë e të rehatshëm.

Virgjëresha – 4 yje

Është një nga periudhat e mira. Qëllimet tuaja shkojnë ku duhet. Finalizoni me sukses një projekt pune, çështja erotike shkon mirë. Thjesht një pasiguri për ata që nuk e kanë shumë kontekstin bazë apo të programuar që mund të çorientohen nga një surprizë e momentit dhe të hedhin në erë një projekt personal.

Peshorja -4 yje

Më në fund stabilizohen në ekonomi e familje dhe peshorja e tyre nis të ekuilibrohet, ku mund të vënë edhe veten në relacion me të tjerët.

Akrepi – 2 yje

Urani dhe Afërdita janë përballë shenjës së tyre në Dem e kjo do i ndikojë duke qenë se është shenjë e qëndrueshme dhe do kenë një surprizë që mund të mos jetë shumë e këndshme në aspektin erotik, por edhe mund t’iu ndryshojë jetën për mirë. Asgjë nuk keni parë akoma.

Shigjetari – 3 yje

Rregullojnë shumë mirë potencialin, famën, emrin dhe shtrojnë një rrugë që do i nxjerrë ku duan.

Bricjapi – 5 yje

Si shenjë toke, janë shumë praktike dhe Mërkuri në Dem lidhet bukur me Plutonin në Bricjap që vë në rregull jetën e tyre të çorientuar.

Ujori – 4 yje

Le ta marrin fatin, por kujdes ata të 10-ditëshit të dytë, një joshje e papritur, një ekzaminim i fuqishëm ndjenjash. Iu pëlqen liria, pavarësia, distancat e të funksionojnë mirë në marrëdhënie të tilla.

Peshqit – 4 yje

Tashmë do jenë të lumtur që meritat ose vlerat e tyre do kuptohen, pranohen, aprovohen dhe do nisin një marrëdhënie të re të mirë.