Netflix ka publikuar një teaser të shkurtër për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm dramatik "Squid Game", së bashku me një mesazh nga krijuesi, shkrimtari, regjisori dhe producenti ekzekutiv Hwang Dong-Hyuk duke treguar detaje se cilët personazhe po rikthehen për sezonin e dytë.
"Drita e kuqe... DRITA E GJELBËR!" shkruhet krahas teaserit, i cili përmban një animacion të shkurtër të kukullës gjigante që shfaqet në Squid Game.
Red light… GREENLIGHT!
— Netflix (@netflix) June 12, 2022
Squid Game is officially coming back for Season 2! pic.twitter.com/4usO2Zld39
“U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të ‘Squid Game’ vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që ‘Squid Game’ të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e regjisorit Hwang. “Si shkrimtar, regjisor dhe producent i Squid Game, një thirrje e madhe për fansat në mbarë botën: Faleminderit që e shikoni dhe e pëlqeni shfaqjen tonë.”
Hwang Dong-Hyuk writer, director, producer, and creator of @squidgame has a message for the fans: pic.twitter.com/DxF0AS5tMM
— Netflix (@netflix) June 12, 2022
Deklarata e Hwang vazhdon duke treguar pak nga historia për sezonin vijues dhe duke zbuluar se protagonisti Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) dhe antagonisti i maskuar, Front Man (Lee Byung-hun) do të kthehen të dy. Ai tregoi gjithashtu se do të prezantohet i dashuri i Young-hee, kukullës gjigante vrasëse.
Sezoni i parë i Squid Game regjistroi 1.65 miliardë orë shikime në katër javët e para të publikimit, duke u bërë shfaqja më e madhe televizive e Netflix.