Vajza transgjinore e Elon Musk ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për të ndryshuar emrin në përputhje me identitetin e saj të ri gjinor.
"Unë nuk jetoj më me babain tim biologjik dhe nuk dëshiroj të jem më e lidhur në asnjë mënyrë, trajtë apo formë me të", -ka thënë ajo.
Ajo ka lindur mashkull dhe është quajtur Xavier Alexander Musk. Por muajt e fundit, sapo ka mbushur 18 vjeçe, i ka kërkuar gjykatës të ndryshojë njohjen e gjinisë nga mashkull në femër dhe të regjistrojë emrin e saj të ri, Vivian Jenna Wilson.
Nëna e saj është Justine Wilson, e cila u divorcua nga Musk në vitin 2008.
Nuk dihet pse ka lindur përçarja midis Musk dhe vajzës së tij.
Por në maj, rreth një muaj pasi u depozitua dokumenti për ndryshimin e emrit dhe gjinisë, Musk deklaroi mbështetjen e tij për Partinë Republikane, përfaqësuesit e zgjedhur të së cilës mbështesin një sërë legjislacionesh që kufizojnë të drejtat transgjinore në të gjithë vendin.
Në foto, Elon Musk, ish-bashkëshortja Justine Wilson dhe binjakët e tyre, Xavier dhe Griffin.