Gleycy Correia, Miss Brazili 2018, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pas një operacioni për heqjen e bajameve, në një spital në Macae, në juglindje të vendit, disa muaj pas operacionit.

Mësohet se Correia pësoi hemorragji dhe atak në zemër. Pas kësaj, bukuroshja kaloi disa javë në gjendje kome, derisa, fatkeqësisht ndërroi jetë.

Rezultatet e autopsisë pritet të nxjerrin më shumë detaje rreth vdekjes së saj të parakohshme.

Gleycy Correia bëri operacion për heqjen e bajameve në fund të marsit dhe pas 5 ditësh në shtëpi pati hemorragjiShkoi në spital dhe pësoi atak në zemër më 4 prill. Që nga ajo kohë ishte në koma",- tha prifti i familjes.