J.Lo duket se pëlqen shumë t’i veshë rrobat e gjumit për të dalë dhe pasi u fotografua në Los Anxhelos duke shëtitur me një këmishë nate muajin e kaluar, ajo ka zgjedhur sërish pizhame për të udhëtuar.

Po, duhet ta pranojmë se nuk mund të kishte zgjedhur veshje më të rehatshme!

Jennifer Lopez hipi në një avion privat të dielën e veshur me një palë pizhame që kushtojnë plot 1500 dollarë.

Ajo dukej e buzëqeshur në videon e publikuar në Instagram, duke sfiluar me një palë pizhame mëndafshi për meshkuj nga Nahmias dhe taka të larta me platformë Gucci.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Sigurisht, nuk mund të mungonin akesesorët; J.Lo shtoi disa vathë të mëdhenj ari (500 dollarë) dhe çantën rozë Valentino (2800 dollarë). Çuditërisht këngëtarja e kishte kombinuar pamjen luksoze me një palë syze dielli të përballueshme nga marka australiane Quay (65 dollarë).