Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur Afganistanin juglindor duke vrarë të paktën 255 persona, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit.

Tërmeti goditi vendin në mëngjesin e së mërkurës me epiqendrën e tij pranë qytetit Khost në jug të kryeqytetit, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Të paktën 255 njerëz u vranë dhe 155 të tjerë u plagosën në distriktet Barmala, Ziruk, Naka dhe Gayan të provincës Paktika, tha agjencia e lajmeve Bakhtar e Afganistanit sot në mëngjes. Ekipet e shpëtimit po dërgoheshin me helikopter në zonat e goditura.

Lëkundje të forta dhe të gjata u ndjenë në Kabul 200 km larg, sipas një banori që postoi në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Fotografitë në mediat afgane dhe mediat sociale treguan shtëpi të rrënuara.

Vdekje u raportuan gjithashtu në provincat lindore të Khost dhe Nangarhar, tha Mohammad Nassim Haqqani, kreu i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të administratës talebane. Bakhtar tha se zyrtarët lokalë kishin frikë se numri i të vdekurve mund të rritet nëse qeveria qendrore nuk ofronte ndihmë urgjente.

Departamenti i Meteorologjisë në Pakistanin fqinj e vlerësoi tërmetin me magnitudë 6.1 ballë.

Përditësim (ora 13:05): Të paktën 920 njerëz humbën jetën nga tërmeti dhe 600 u plagosën.

Burimi: The Guardian