Pak ditë më parë, gjatë një interviste për Tirana Post, Orinda Huta tregoi për herë të parë publikisht se pak kohë pas martesës kishte mbetur shtatzënë, por e kishte humbur fëmijën në muajin e tretë. E prekur nga reagimi i njerëzve dhe historitë që i kanë dërguar, Orinda ndau sot një postim në rrjetet sociale, duke treguar edhe arsyen pse zgjodhi të fliste pikërisht tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Ajo shprehet se, mes arsyeve të tjera që kishte, donte të fliste kur të kishte ardhur një fëmijë tjetër për të dhe të jepte shpresë për ata që ndodhen në situata të ngjashme.

“Pas intervistës që e shijova aq shumë me Mira Kazhanin për Tirana Post dhe që ndava një pjesë të përjetimit tim, inboxin e kam pasur plot dhe jam përpjekur çdo ditë t’ju përgjigjem. Më besoni ka ende shumë pa hapur për të më vërtetuar sërish se sa shumë jemi me këtë lloj përjetimi. Jam prekur me secilën prej historive që keni ndarë. Shumëkush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve, doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë veç në trishtim, por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet. Plot bekime! #zotiështëmrekullibërës,” –ka shkruar ajo përkrah disa fotove me Atarën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Orinda dhe Turi mirëpritën në jetë Atarën në korrik të vitit të kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

LEXONI EDHE:

Orinda Huta rrëfen për abortin që pësoi pas martesës: Gjurma nuk ikën kurrë!