Më 21 qershor, motra e Chiara Ferragni-t, Francesca Ferragni u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj Riccardo Nicoletti. E gjithë familja ka mirëpritur në shtëpi Edoardon e vogël dhe mes tyre sigurisht tezja e re, Chiara.

“Të duam shumë që tani”, ka shkruar Chiara Ferragni në foton e parë të publikuar së bashku me nipin e saj.

Ajo është e shoqëruar edhe nga Leone dhe bashkëshorti i saj Fedez, të gjithë dukshëm të emocionuar për takimin e shumëpritur. Chiara ka ndarë video nga takimi i parë i të birit me kushëririn e vogël dhe Leone duket shumë lumtur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)

Francesca dhe Riccardo, të fejuar që nga viti 2009, do të martohen së shpejti. Propozimi për martesë erdhi më 12 mars me rastin e ditëlindjes së Francesca Ferragni-t, ndërsa çifti ndodhej në një fshat në provincën e Brescia-s.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)