Këngëtarja italiane Alessandra Amoroso ka refuzuar t’i japë autograf një fanseje të entuziazmuar, por mënyra si këngëtarja e arsyetoi veprimin nuk e mërziti aspak fansen, e cila fillimisht mendoi se më në fund do të kishte nënshkrimin e idhullit të saj.

Orët e fundit është bërë virale një video ku këngëtarja shfaqet në “Tim Summer Hits” në Romë, duke refuzuar me mirësjellje autografin.

“Pra, problemi është se nëse ju jap juve një autograf, atëherë të tjerët do të ndihen keq dhe unë nuk jam mësuar t'i bëj këto gjëra, më vjen keq", tha me mirësjellje Alessandra, e cila shtoi: "Faleminderit për mirëkuptimin, me siguri do të ketë një rast tjetër."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?ale? /????? (@aleoaho)

Pasi videoja filloi të qarkullonte, njerëzit online u ndanë në dy grupe. Ata që e mbështetën gjestin e këngëtares dhe ata që e kundërshtuan. Disa nga komentet e këtyre të fundit ishin:

“E dashur Alessandra, vajza qëndroi nën diellin përvëlues të Romës me orë të tëra vetëm duke pritur të të shihte.”

“Me kohën që humbi për të thënë këtë, ajo mund të kishte firmosur të gjithë jastëkët në 3 rreshtat e parë!”

“I duheshin vetëm dy sekonda për ta nënshkruar, ajo e kishte shënuesin në dorë.”