Të paktën 46 persona që besohet të jenë emigrantë u gjetën të vdekur brenda një kamioni të braktisur pranë San Antonio, Teksas, të hënën. Një tragjedi që duket të jetë e lidhur me përpjekjet për të kontrabanduar njerëz përtej kufirit nga Meksika.
Sipas Associated Press, 16 persona të tjerë – duke përfshirë katër fëmijë – u gjetën të gjallë në vendngjarje dhe tani po trajtohen për goditje nga nxehtësia, rraskapitje dhe dehidrim.
"Kamioni u zbulua fillimisht nga një person që punonte në një ndërtesë aty pranë të hënën në mbrëmje, pasi iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë dhe gjetën dyert e furgonit pjesërisht të hapura dhe njerëzit e vdekur brenda tij", tha për shtyp shefi i policisë së San Antonios, William McManus.
Edhe pse automjeti në fjalë ishte frigoriferik, shefi i zjarrfikësve të San Antonio, Charles Hood tha se nuk kishte kondicioner që punonte dhe nuk kishte shenja uji.
Shteti i Teksasit aktualisht është goditur nga i nxehti dhe temperaturat në San Antonio arritën një maksimum prej 39,5 gradë Celcius të hënën.
Incidenti është një nga tragjeditë më të rënda në SHBA që lidhet me kontrabandën e emigrantëve përtej kufirit jugor.
Burimi: Forbes