Cili mund të ishte emri i parë që ju vjen në mendje? Nuk keni shumë kohë… Kush tha Dhurata Dora? Po, ajo është këngëtarja që do t’i bashkohet festivalit të njohur 'Sunny Hill', i cili, këtë vit do të organizohet, veç Prishtinës, edhe në Tiranë.
Lajmi që këngëtarja e njohur shqiptare do t’i bashkohet Dua Lipas në fillim të gushtit është bërë publik nga faqja zyrtare e festivalit.
Dhurata Dora do t’i bashkohet atmosferës elektrizuese nga 4 deri më 7 gusht në Gërmi. Por nuk do të jetë ajo e vetmja surprizë. Mes shumë artistëve që do të performojnë bashkë me Dua Lipan, do të jetë edhe J Balvin.
View this post on Instagram