Thonjtë “glazed donut” janë zyrtarisht manikyri më trendy i verës 2022.
Kur Hailey Bieber tregoi manikyrin e saj të shkëlqyeshëm transparent në Met Gala 2022, fansat u fiksuan dhe nisën përpjekjet e tyre për të rikrijuar thonjtë neutralë.
Së fundmi, edhe Vanessa Hudgens i është bashkuar trendit dhe ka treguar versionin e saj, nga e njëjta artiste e thonjve.
Artistja e thonjve të yjeve, Zolzaya Ganzorigt, zbuloi produktet e sakta që përdori për të krijuar thonjtë e Hailey dhe të gjithë janë përpjekur të imitojnë këta thonj që atëherë, me më shumë se 7.4 miliardë shikime në TikTok kushtuar trendit tashmë viral.
@kyndallames had to do it ?? #haileybiebernails #haileybieber #opi #funnybunny #nailinspo #neutralnails #chromenails @OPI ? Potion - Calvin Harris & Dua Lipa & Young Thug
Ganzorigt tha për Page Six Style se Hailey kishte një manikyr të tejdukshëm, sepse ajo i përdori vetëm një shtresë të ngjyrës, ndërsa te Vanessa përdori saktësisht të njëjtën ngjyrë, por dy shtresa, duke i dhënë një pamje si perlë.
Zola tha se ishte me të vërtetë e befasuar që trendi u bë viral pas Met Gala. Ajo tregoi se para ngjarjes, e gjeti ngjyrën e kromit teksa bënte pazar dhe vendosi ta përdorte në minutën e fundit pasi pa fustanin e bardhë saten të Bieber, nga Saint Laurent.
Me pak fjalë, thuajini lamtumirë artit ekstravagant të thonjve dhe atij french, sepse kromi duket se do qëndrojë gjatë.