Ivana Trump mezi priste të largohej në St. Tropez para vdekjes së saj të parakohshme të enjten, sipas mikes së saj më të mirë Nikki Haskell.

“Ajo do të nisej nesër për në St. Tropez Ky do të ishte udhëtimi i saj i parë larg që nga pandemia. Ajo kishte frikë mos merrte virusin," -tha Haskell e shqetësuar për Page Six të enjten. “Ajo ishte shoqja ime më e mirë. E takova natën që ajo takoi Donald [Trump]… As që mund t'ju them se sa e mrekullueshme ishte, thjesht një shoqe e shkëlqyer dhe personi më i mahnitshëm dhe frymëzues.”

Haskell tha se Trump qëndronte plotësisht e mbyllur gjatë pandemisë dhe nuk shkonte askund, sepse kishte shumë frikë të merrte COVID-19.

“Ajo dilte nga shtëpia e saj për të shkuar në një restorant ngjitur, ndoshta një ose dy restorante aty pranë qoshes. Kjo ishte ajo”, tha Haskell.

Por Trump, më në fund, ishte gati të dilte, madje po planifikonte një udhëtim nëpër botë me Haskell dhe ishte shumë entuziazte.

“Ne po mendonim të bënim një udhëtim rreth botës këtë janar – të merrnim dy muaj pushim dhe të bënim një udhëtim rreth botës. Thjesht nuk mund ta besoj”, tha Haskell.

Haskell tha se ajo e takoi Ivanën për herë të fundit rreth tre javë më parë kur kishin darkuar në Primola në Upper East Side.

Vdekja e ish-bashkëshortit të saj, Rossano Rubicondi, tetorin e kaluar e la atë "jashtëzakonisht të shkatërruar", tha Haskell.