Nga data 1 deri në 4 shtator, muzeu më i famshëm në botë do të flasë shqip. Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij në muzeun e Luvrit në Paris. Artisti kontravers, i cili pikturon me duar, ka arritur që të jetë shqiptari i parë që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit, duke u bërë kështu një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij dhe duke dhënë kështu një shembull të mirë se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë.
Ruçi, i riu që para 6 vitesh hodhi tutje penelat për të vijuar krijimtarinë e tij më duar, do të jetë pjesë e ekspozitës “Focus Art Fair PARIS 2022” në Luvër, ku veprat e tij do të mund të shihen nga mijëra turistë nga e gjithë bota, pasi kujtojmë që muzeu i Luvrit është i dyti në botë për nga numri i vizitorëve.
Amarildo shprehet entuziast për arritjen e tij duke shkruar në instagram:
“Jam shumë i emocionuar që jam ftuar të jem pjesë e Panairit të mahnitshëm të Artit që do të mbahet në “Carrousel Du Louvre” në Paris, nga data 1-4 shtator.”
Më poshtë po ju sjellim disa nga veprat që ai do të ekspozojë në 1-4 shtator në Luvër, ku duket loja me ngjyrat dhe abstrakti në çdo krijim të tijin: