Isadora Bjarkardóttir Barney është një yll i ri i pasarelave.

Vajza 19-vjeçare e këngëtares Björk dhe artistit/regjisorit Matthew Barney është imazhi i fushatës së re reklamuese të Miu Miu, duke shënuar debutimin e saj si modele.

Isadora bashkohet me ambasadorët e tjerë të markës, si Sydney Sweeney, Emily Ratajkowski, Emma Corrin dhe yllin e njohur të “King Richard”, Demi Singleton.

Vajza e këngëtares së famshme modelon bizhuteritë e vjeshtës 2022 të Miu Miu të dizajnuara nga artistët Nathalie Djurberg dhe Hans Berg.

Ky ka qenë një vit i madh për Isadorën: Adoleshentja së fundmi bëri debutimin e saj në film së bashku me nënën e saj në "The Northman", ku luajnë gjithashtu Alexander Skarsgård, Ethan Hawke, Nicole Kidman dhe Anya Taylor-Joy. Ajo po ndjek po ashtu hapat e Björk duke u marrë me muzikë.