Gratë, fotografitë e të cilave janë përdorur pa leje në fushatën reklamuese për trupat e plazhit kanë kritikuar shpjegimin e qeverisë spanjolle se nuk e dinte se ato ishin "njerëz të vërtetë".
Fushata e Institutit të Grave të Spanjës përdori një imazh të pesë grave të formave dhe madhësive të ndryshme, por ato nuk janë pyetur për konfirmim që imazhet të përdoren.
Sian Green-Lord, këmba protetike e së cilës ishte redaktuar në imazh, thotë se ajo nuk është aspak dakord.
Reklama nga ministria e barazisë e Spanjës synonte të inkurajonte gratë të shkonin në plazh, pavarësisht se si duken. Qeveria spanjolle tha për Radio 1 Newsbeat:
“Ne do të donim ta bënim të qartë se në asnjë moment nuk ishim në dijeni se gratë në imazhe ishin njerëz të vërtetë. Puna e kontraktuar ka qenë për ilustrim pa përdorur asnjë model. Prandaj Instituti i Gruas si palë e interesuar ka qenë në kontakt me modelet për të sqaruar situatën dhe është në pritje të marrëveshjes nga ilustruesi dhe modelet.”
Që nga publikimi i reklamës, tre gra britanike kanë dalë për të thënë se nuk kanë pranuar që imazhet e tyre të përdoren. Dy prej tyre, Sian dhe Nyome Nicholas-Williams, thonë se nuk e pranojnë shpjegimin e qeverisë.
“Duket sikur ata thjesht po ia hedhin fajin ilustruesit, por ishte qeveria që e punësoi atë”, thotë Nyome, e cila jeton në Londër. “Fushata mund të kishte qenë e mrekullueshme nëse do të na ftonin në Spanjë, do të bënin fotosesionin dhe do të na paguanin, por ata vendosën të ma vënë kokën mbi dikë tjetër dhe të fshijnë këmbën e Sian-it”.
Sian shton: “Unë jam pa fjalë, në fakt është e tepruar, nuk mund ta besoj se po fusin veten në këtë gropë të madhe. Ata nuk kanë thënë as më fal - është komike. Ne duhet ta çojmë këtë sa më larg që të mundemi. Unë dua vetëm drejtësi me të gjitha ne, sepse kjo ka shkaktuar shumë mërzitje."
E mbijetuara nga kanceri Juliet FitzPatrick, e cila ka bërë një mastektomi, mendon se gruaja në reklamë mund të jetë bazuar tek ajo. Ajo i tha BBC-së se trupi në poster nuk ishte i saji pasi gruaja e kishte një gji ndërsa ajo kishte një mastektomi të dyfishtë.
Ligjet për të drejtat e autorit që zbatohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë thonë se një foto, ose një pjesë e saj, nuk mund të përdoret ose kopjohet pa lejen e zotëruesit- edhe nëse është postuar në një faqe si Instagram. Qeveria spanjolle i ka kërkuar falje Juliet, por nuk i ka kërkuar falje Nyome apo Sian. Ndërsa krijuesi i fushatës, Arte Mapache, ka kërkuar falje dhe është ofruar të ndajë paratë që ka marrë për punën në pjesë të barabarta me gratë në poster.
Burimi: BBC