Nëse shumë personazhe të njohur shqiptarë i kanë mbushur rrjetet sociale me aktivitetet e tyre, profesionale dhe personale; udhëtime, pushime, festa e evente pa fund, Instagrami i Anjola Hamzajt, për ata që e ndjekin, është një ‘breshkë’ e vërtetë. Në fakt, jo se ecën ngadalë, por aty gjen rrallë pastime nga Anjola dhe jeta e saj, qoftë ajo nga ekrani, qoftë ajo jashtë tij.
Po pse ka bërë këtë zgjedhje? Spikerja e njohur e Tv Klan ishte këtë të shtunë e ftuar në “Part Time” dhe jashtë punës që i duhej të bënte si ‘sanitare’, ndau edhe disa detaje nga jeta e saj jashtë ekranit në një bisedë me Rudina Dembacajn. E pyetur pse ka zgjedhur të ketë një profil të ulët në publik, Anjola tha se kjo ka të bëjë me ndjesitë: 'Unë s’do ta quaja profil të ulët, është çështje ndjesish. Nuk më pëlqen që e gjithë jeta ime të jetë kaq publike…'
Për bashkëshortin me shtetësi të huaj, Anjola tha se 'nuk e zgjodhi të ishte i huaj', por 'rashë në dashuri me të'.
Binjakët Emma dhe Luis ia kanë ndryshuar katërcipërisht jetën mami Anjolës. Tashmë, gjithçka rreth saj ka fokus dy vogëlushët dhe mirërritjen e tyre. Ardhja e tyre në jetë, 3 vjet e gjysmë më parë, ka qenë një aventurë e vërtetë (nga nevoja, siç thotë Anjola), meqenëse dy vogëlushët erdhën në jetë para kohe dhe mamit të tyre iu desh të kalonte detin për t’i lindur ata në Itali.