Nëse edhe ju jeni në grupin e atyre njerëzve që duan të veshin gjithçka me atlete, më shumë se me çdo lloj këpuce tjetër, atëherë duhet ta dini që pikërisht tani është koha e tyre e artë – janë një goditje e fortë stili. Jo vetëm për rehatinë, por natyrisht edhe për kombinimet e tyre të larmishme, që nga xhinset e mamit deri te fustanet elegante për mbrëmjen e takimeve.

Kombinimi i atleteve dhe fustanit krijon një ekuilibër të veçantë midis përditshmërisë, rehatisë, por edhe elegancës. Me siguri e kujtoni Blake Lively – në aventurat e saj në New York në fillim të verës, me kombinimin e saj; një minifustan të bardhë pambuku me atlete ‘Nike’.

Si të kombinosh një fustam me atlete?

Ndërsa të dyja duken mjaft mirë më vete, funksionojnë mirë së bashku kur dëshironi një veshje elegante, por edhe të rehatshme. Për shembull, stilojini atletet tuaja të preferuara me një fustan midi me printe lulesh.

Ose dilni me një palë ‘Converse’ klasike, me një siluetë të shkurtër minifundi. Kombinimet janë të pafundme, dhe kjo dyshe do të jetë gjithmonë aty kur të keni nevojë, nga aeroporti në zyrë dhe më gjerë.

Po aksesorët?

Çantat e vogla, por edhe ato të shpinës janë vetëm disa nga aksesorët që mund të zgjidhni me kombinimet e fustaneve dhe atleteve. Disa opsione të tjera aksesorësh? Kapele bejsbolli për një detaj më sportiv ose kapele dielli nëse keni vendosur që dita do të kalojë në pishinë.