Edhe një herë, Rihanna ka goditur me veshjen e saj. E zakonshme...
Gjatë fundjavës, ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky morën pjesë në festën e ditëlindjes së pasardhësit të LVMH, Alexandre Arnault. Çifti dëshmoi se ’street-style’ i tyre është po aq ikonik sa edhe lidhja e tyre.
Në festën e organizuar në New York, Riri veshi një crop-top me gëzof artificiale që tregonte plotësisht barkun e saj të rrumbullakosur. Fansat e dinë se shfaqja e barkut ka qenë ADN-ja e stilit të Ri-së gjatë dy shtatzënive të saj, duke veshur shpesh bluza të shkurtëra (një zgjedhje e pazakontë në stilin tradicional të vajzave shtatzënë). Edhe ky look ishte një prej tyre.
Ajo gjithashtu kishte veshur një mini-fund ngjyrë kafe (një ngjyrë e preferuar e ikonës së modës). Megjithatë, qershia mbi torte e veshjes së saj ishte palltoja, e gjatë deri në tokë, me gëzof artificial në të bardhë dhe kafe. E gjithë veshja e saj ishte nga Loewe – palltoja me dy ngjyra, në veçanti, është një version më i madh i një stoli nga koleksioni Vjeshtë 2022 i labelit.
Këngëtarja e kombinoi veshjen me size të bardha, sandale me lëkurë gjarpri me lidhëse dhe bizhuteri të ndryshme.
Rocky, ndërkohë, kishte veshur një xhaketë lëkure, një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra gri.
Një nga dyshet më me stil.