Edhe vera e këtij viti ka qenë shumë e nxehtë. Jo vetëm përsa u përket temperaturave, por edhe aventurave, argëtimit, festës, muzikës. Ka qenë një verë e gjatë dhe e bukur, sidomos për të rinjtë, juthistët. E mbushur, siç vera duhet të jetë, me lojëra, evente, muzikë të bukur dhe party. Por për abonentët e Vodafone, ka qenë gjithashtu një verë plot dhurata.

Si edhe vitet paraardhëse, edhe këtë vit Vodafone ka organizuar të famshmet “Summer games” në disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, duke e nisur me Golemin dhe duke e mbyllur me Sarandën. Dhe përveç qejfit të garantuar dhe argëtimit për ata që kanë shpirtin e garës dhe iu pëlqejnë lojërat, të gjithë të pranishmit kanë marrë dhurata të ndryshme, edhe shumë prej spektatorëve. Ndërkohë, të gjithë abonentët Vodafone që janë regjistruar në këto lojëra verore kanë përftuar automatikisht 3 Gb internet falas, kurse për fituesit janë rezervuar çmime edhe më të mëdha. Konkretisht, çdo fundjavë janë dhuruar të paktën katër smartphone për ekipet fituese në lojërat e veçanta në plazh, si giant volley, giant bowling, walking board, giant tic tac toe, etj. për fëmijët që kanë luajtur Frisbee ose red light, green light janë shpërndarë topa plazhi dhuratë.  

Kurse të rinjtë e platformës JUTH kanë pasur një trajtim akoma edhe më special, pasi kushdo prej tyre që tregonin Juth-in në hyrje të disa prej lokaleve më trendi në jug të Shqipërisë përftonin hyrje dhe pije falas.

Por Vodafone nuk ka qenë vetëm buzë detit me abonentët e saj besnikë. Kompania ka dhuruar përmes një giveaway të zhvilluar në rrjetet e saj sociale edhe bileta për hyrje falas në një nga pishinat më të bukura të kryeqytetit, teksa abonentët që përdorin aplikacionin “Vodafone more” kanë përfituar një ulje prej 20% në një pishinë ekskluzive në Tiranë.