U bë një kohë e gjatë që nuk keni dëgjuar lajme të reja nga jeta e Vesel Kurtishajt, ish-fituesit të Big Brother, por ja që postimi i tij i fundit u kthye menjëherë në lajm të mediave rozë. Ish-fituesi i Big Brother i ka dhënë fund beqarisë dhe partnerja është një emër i njohur në fushën e muzikës.

Frosina Muji, për herë të parë me publikun shqiptar u prezantua 6 vjet më parë, në edicionin e pestë të 'The Voice of Albania', nga ku mori edhe leksionet e para nën mentorimin e Alma Bektashit. Paralelisht, Frosina vijoi studimet për kanto, duke e ushtruar muzikën edhe jashtë shkollës. Prej vitesh, ajo vijon profesionin e saj duke sjellë këngë të reja në tregun muzikor. ‘Vonë’ është kënga e fundit e Frosinës, të cilën e ka publikuar pak ditë më parë.

Në foton e parë zyrtare të Veselit dhe Frosinës në Instagram, kanë uruar edhe emra të njohur të skenës muzikore dhe më gjerë, një pjesë e të cilëve (nisur nga reagimet), e kanë mësuar lajmin e bukur pikërisht nga fotoja e parë e fejesës.

Detajet e njohjes, lidhjes dhe fejesës, me siguri çifti do t’i ndajë me publikun në një moment tjetër.