Përpjekja për markën tregtare të Mariah Carey 'Mbretëresha e Krishtlindjeve' shkakton reagime në rrjet, madje deri aty sa të diskutohet se cila prej këngëtareve të pop-it amerikan mund të pretendojë për titullin ‘Queen of Christmas’, pasi Mariah Carey u përpoq ta kthente atë në një brand.

Elizabeth Chan, e cila performon ekskluzivisht muzikën e Krishtlindjeve, ka shprehur hapur kundërshtimin e saj zyrtar ndaj kërkesës së Carey.

Po kështu, edhe këngëtarja tjetër Darlene Love, në një reagim në Facebook, tha ndër të tjera se ajo ka qenë ‘Mbretëresha e Krishtlindjeve’, para se Carey të fitonte famë me këngën legjendare. Ajo tha tha se ishte ‘hutuar’ nga veprimi i Carey-t, duke lënë të kuptohet se nuk mund ta përdorte titullin ‘Queen of Christmas’.

'David Letterman më shpalli zyrtarisht Mbretëreshën e Krishtlindjeve 29 vjet më parë, një vit para se të publikohej ‘All i want For Christmas Is You’,- shkroi ajo, duke iu referuar Carey.

Elizabeth Chan, një këngëtare tjetër, ka ngritur gjithashtu pretendimin e saj për të qenë ‘Mbretëresha e Krishtlindjeve’, duke shkruar dhe interpretuar ekskluzivisht këngë për Krishtlindje.

42-vjeçarja tha për revistën ‘Variety’ se Krishtlindjet ‘janë për të gjithë’, ndaj pretendimi për t’i monopolizuar ashtu siç po bën Mariah, është i gabuar.

Përfaqësuesit zyrtarë të Carey-t nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të pretendentëve.

Kërkesa për markën tregtare 'Queen of Christmas' u dorëzua në mars 2021, por vetëm së fundmi është bërë publike dhe mësohet se është ende në shqyrtim.

Albumi i Carey i vitit 1994, ‘Merry Christmas’, është një nga albumet më të shitur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave. Ai përfshin edhe hitin ‘All i Want for Christmas is You’, i cili u bë kolonë zanore e sezonit të festave. Kënga arriti vendin e parë në Britani, për herë të parë në vitin 2020, pasi kaloi një rekord prej 69 javësh në top 40.