Kukulla e parë Barbie me aparat dëgjimi është 'vërtet e rëndësishme'. Kështu e cilësoi aktorja britanike Rose Ayling-Ellis kukullën e parë Barbie me aparat dëgjimi në vesh: ‘Me të vërtetë e rëndësishme dhe një punë mjaft e madhe’ – e konsideroi ajo krijimin e saj duke ndarë edhe një pjesë të historisë së saj.

Është shumë e e ëmbël. Mendoj se është shumë e rëndësishme. 'Barbie' ka qenë kukulla ime e preferuar dhe unë gjithmonë i vija një aparat dëgjimi asaj. Tani kam një kukull që ka aparat dëgjimi me të vërtetë’.

Për Ellis, është shumë normale që bota të ketë kukulla të tilla, sepse të gjithë fëmijët do të ndihen të përfshirë në botë, sidomos ata që kanë me të vërtetë të tilla probleme. Do të shikojnë kukulla që duken fiks si ata.