Vala e të nxehtit pritet të prekë sërish vendin tonë ditët e fundit të javës. Meterologët parashikojnë temperatura të larta në ditët e ardhshme.
Kështu, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat maksimale në vend do të shkojnë deri në 41 gradë në zonat e ulëta dhe 37 në ato malore.
Gjatë ditës se nesërme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
“Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.
Për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta krahasuar me ato që regjistrohen nga shërbimi’,- thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 19 deri 37°C
në zona e ulëta 19 deri 41°C
në zona bregdetare 22 deri 37°C