23% e meshkujve dhe 19% e grave pranuan të kenë mashtruar partnerët e tyre në një anketë të kohëve të fundit në Britani. Mirëpo, shifrat e tjera janë shumë më interesante. 70 për qind e çifteve shkojnë së bashku tek një terapist, pas tradhtisë që ka kryer njëri prej tyre. Të dyja gjinitë tradhtojnë, kështu që rekomandimet mund të jenë të dobishme për të dy partnerët:

Mos e minimizoni dhimbjen

Një i tradhtuar duhet të dijë se si ndodhi vërtet. Edhe kur përpiqeni t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë të drejtë, mund të fshihni pa dashje disa detaje pa e kuptuar fare. Mund të jepni edhe disa përgjigje të përgjithshme dhe nuk po gënjeni. Megjithatë, partneri do të ndjejë sikur po fshihni diçka. Disa detaje dalin me kalimin e kohës dhe e kthejnë jetën e partnerit në makth. Ata e mbajnë në kokë imazhin e asaj që ndodhi për një kohë të gjatë. Pra, shmangia e bisedës nuk është një ide e mirë. Mos fshihni asgjë. Për të kapërcyer këtë kohë të vështirë, ju duhet të ndjeni dhimbje, përndryshe plagët nuk do të shërohen. Mos u mundoni të minimizoni vuajtjet, sepse në këtë rast koha është shërimi më i mirë.

Tregoni të vërtetën

Besimi në një marrëdhënie është shumë i brishtë. Nëse ju kanë kapur “mat” një herë, atëherë është më mirë t’i tregoni partnerit tuaj të gjithë të vërtetën. Psikologu Robert Weiss thotë se rivendosja e besimit është e mundur vetëm nëse e bëni marrëdhënien plotësisht transparente. E njëjta gjë vlen edhe për detajet më të vogla. Nëse shkon në bar me mikun tënd, tregoji partnerit.

Mos sulmoni

Ai që ka nevojë për të fituar besimin, do të kalojë një kohë të vështirë. Dëgjimi i reagimeve negative do të jetë realiteti i tyre i përdishëm. Të dy partnerët duhet ta kapërcejnë këtë gjë. Mos sulmoni. Kur i thoni partnerit tuaj “As ti nuk je ideal”, po përpiqeni të justifikoni veten. Ky është një reagim normal, por mendoni atë që do të merrni në këmbim. Zemërimi i partnerit është i kuptueshëm. Mos thoni gjëra të rënda për ta, nëse po përpiqeni ta shpëtoni marrëdhënien tuaj.

Mos përfshni njerëz të tjerë

Që të dy ju e keni marrë vendimin për të qëndruar bashkë pas tradhtisë, kështu që të dy jeni përgjegjës për këtë gjë. Kjo është arsyeja pse ju kurrë nuk duhet të përfshini njerëz të tjerë në këtë proces: miqtë, të afërmit ose fëmijët tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për të dy partnerët. Bisedat për atë që ndodhi duhet të jenë vetëm mes partnerëve pa një palë të tretë. Psikoterapisti Joe Kort është i bindur se i vetmi person që mund të jetë palë e tretë është një këshilltar i familjes.

Jepini partnerit më shumë akses

Lëreni partnerin tuaj të ketë më shumë akses në gjërat tuaja personale: rrjetet sociale, mesazhet, thirrjet, etj. Nëse keni vendosur të jeni të sinqertë, nuk keni asgjë për të fshehur. Ky hap do t’ju ndihmojë që partneri juaj të qetësohet dhe t’ju besojë më shumë. Me kalimin e kohës, partneri juaj do ta kuptojë se nuk ka nevojë ta kontrolloni gjatë gjithë kohës. Dhe kur besimi të rikthehet, marrëdhënia juaj do të normalizohet.