Pasi Kylie Jenner publioi se përdor ‘Nivea Men’s Post Shave’ si bazë make up-i dhe aftershave (“përdore në vend të kremit hidratues nëse ke lëkurë të yndyrshme”,- tha ajo në Snapchat), një pyetje interesante u shtua në rrjet: duhet të përdorin gratë aftershave?

Termi “aftershave” zakonisht nënkupton një produkt që përdoret për burrat dhe në marketet mund të gjendet gjerësisht për ta, ndaj edhe gratë në përgjithësi nuk u referohen kremrave “aftershave” në përditshmërinë e tyre dhe aq më tepër të dinë mënyrën e përdorimit. Por Snapchat-i i Kylie na bëri të mendohemi edhe një herë … Mos është ky përbërës i burrave që na ka munguar edhe ne? Është diçka që duhet t’ua rrëmbejmë atyre?

Për të marrë një përgjigje të saktë për këtë, flet specialistja e “The Art of Shaving”. Siç e dimë, aftershave është një produkt i cili mbron lëkurën nga infeksionet dhe irritimet pas rruajtjes. Lëkura e këmbëve tek gratë është më e thatë sesa lëkura e fytyrës së burrave (sepse kjo e dyta ka më shumë vajra)” – shpjegon Genevieve Bochanty, drejtuese e “The Art of Shaving”. Kështu, kremrat aftershave të burrave, me shumë mundësi janë jo të përshtatshëm për lëkurën e këmbëve, sepse janë të prirur të trajtojnë fytyra më të yndyrshme.

Megjithatë, Bochanty shton se ajo që duhet të bëni pas debilimit me brisk, është përdorimi i një hidratuesi duke e masazhuar lëkurën e këmbëve. Ky mund të jetë edhe një aftershave me përqindje më të lartë yndyre: “Në eksperiencën tonë, shumë gra janë gati të përdorin aftershave nga partnerët e tyre çdo ditë pas debilimit”, – thotë Genevieve. Por ajo ndalet në një gjë shumë të rëndësishme: “Ndërsa depilohesh me brisk, në të njëtën kohë, ti heq edhe shtresën e parë të lëkurës së vdekur. Kështu, duhet të sigurohesh që pas depilimit të përdorësh kremin e duhur për ta hidratuar dhe mbrojtur në të njëjtën kohë lëkurën. Është shumë e rëndësishme që ta hidratosh lëkurën e këmbëve pas depilimit, sidomos nëse ke lëkurë të thatë. Përdorimi i kremit hidratant nuk duhet anashkaluar asnjëherë.”

Në varësi edhe të preferencave personale, kremrat hidratantë mund të jenë edhe ata që përdorin burrat pas rruajtjes, por duhet të tregohesh e kujdesshme për ta parë a janë të përshtatshëm për lëkurën tënde: “Ka shumë kremra të grave që mund të përdoren si aftershave, duke pasur parasysh edhe përbërjen e tyre vajore.

Ndërsa pyetjes nëse duhet të përforim produktet aftershave, ajo i përgjigjet: “Është e rëndësishme të gjesh një produkt me përbërës që njihen si hidratues të lëkurës (siç është p.sh glicerina). Përbërësit që njihen si mbrojtës të irritimeve (si panthenol, allantoin) janë të rekomanduar për t’u përdorur për lëkurën si aftershave. Gratë që kanë lëkurë të ndjeshme mund të përdorin locione që nuk kanë përmbajtje alkooli.