Can Yaman dhe Francesca Chillemi kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Venecia, madje edhe janë shpallur çifti më i bukur i tapetit të kuq. Çifti i aktorëve ka prezantuar filmin ‘Viola come il Mare’ në edicionin e 79-të të Festivalit të Venecias.
Çifti u komentua shumë për elegancën dhe harmoninë që kishin me njëri-tjetrin. Yaman kishte zgjedhur një look shumë elegant bardhë e zi.
Can Yaman, në sytë e të gjithëve
Can Yaman di si të tërheqë vëmendjen dhe këtë gjë ka bërë edhe këtë herë në tapetin e kuq në Festivalin e filmit në Venecia. i ftuar në edicionin e 79-të në Festivalin e Filmit në Venecia, Yaman ishte i shoqëruar me kolegen e tij në film, Francesca Chillemi, për të prezantuar filmin fiction ‘Purple like the sea’. Yaman luan rolin e inspektorit Francesco Demir, ndërsa partnerja e tij gazetaren Viola Vitale.
Seritë e filmit do të transmetohen në prime time në Channel 5, nga 30 shtatori.
Për herë të parë Can do të prezantohet edhe në gjuhën italiane, ndaj edhe ndihet dyfish i emocionuar për interpretimin e tij të ri.
Në tapetin e kuq, Yaman dhe Chillemi u shpallën çifti më i bukur.