Një nënë e re 19-vjeçare nga Brazili ka lindur binjakë dhe pas testit të atësisë është zbuluar se baballarët e fëmijëve janë të ndryshëm.

19-vjeçarja anonime nga Minerios in Goias, Brazil, kishte vendosur të bënte testin, pasi kishte dyshime se kush ishte babai i binjakëve. Pas testit, ajo tha se rezultati e kishte habitur, pasi nuk e dinte se mund të ndodhte një gjë e tillë.

Mjeku i nënës së re, Tulio Jorge Franco, tha se rasti ndodh 'një në një milion'.

Kontrolli i ADN-së për njërin nga partnerët që ajo besonte se ishte babai i binjakëve, rezultoi pozitiv vetëm për njërin prej binjakëve.

Kjo ishte edhe arsyeja që 19-vjeçarja nisi të kujtohet për eksperiencat e tjera seksuale rreth periudhës kur u ngjizën binjakët. Në fakt, kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy meshkuj të ndryshëm në të njëjtën ditë. Testi i babait tjetër përkoi me mostrën e ADN-së të fëmijës së dytë.

Mjeku shpjegoi se bëhet fjalë për një dukuri të njohur si heteroparental superfecundation. “Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga meshkuj të ndryshëm. Bebet kanë të njëjtin material gjenetik si nëna, por rriten në placenta të ndryshme”.

Fëmijët janë 16 muajsh tani, por të regjistruar me emrin e njërit prej baballarëve, i cili është aktualisht partneri i nënës së tyre.