Edhe pak ditë kanë mbetur dhe gjithçka është gati për të nisur një rrugëtim të ri në Tv Klan. ‘Dance With Me 8’, spektakli i vallëzimit që do ta bëjë të gjithë familjes të kërcejë, pas pak ditësh nis me një kast të zgjedhur konkurrentësh.

Luiza Gega ishte e para konkurrente që u zbulua. Nga pista e vrapimit, në pistën e kërcimit, kampionia shqiptare do të sprovojë veten në një profil të ri.

Ndërsa, sot, sapo janë zbuluar edhe dy konkurrentë të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dance TV Show (@dancewithme.albania)

Sindi Marina

E lindur dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sindi Marina vjen gjithashtu nga fusha e sportit dhe Kombëtarja Shqiptare e Volejbollit. Edhe pse mjaft e re, Sindi nisi të merret me sport në klubin e saj në Kaliforni, por edhe në skuadrën e shkollës.

Por sportistja bukuroshe nuk e ka lënë karrierën vetëm me sportin, por është bërë gjithashtu pjesë e pasarelave të bukurisë, si edhe e ekranit.