Një burrë australian ka vdekur pasi u sulmua nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake.

Një i afërm e gjeti 77-vjeçarin me lëndime të rënda të hënën në shtëpinë e tij në Redmond. Kur ekuipazhi i ambulancës mbërriti në pronën rurale, kanguri i pengoi ata të trajtonin burrin.

Policia thotë se ata u detyruan ta qëllojnë për vdekje kafshën në mënyrë që mjekët të mund të arrinin te burri, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kg dhe të rriten deri në 2 metra të gjatë.

Por sulmet fatale janë të rralla - ky është i pari i raportuar në Australi që nga viti 1936.

Kangurët kanë dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme, tha eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve.

"Sigurisht nëse ata lihen pa iu kushtuar vëmendje ose në një lloj shqetësimi, kjo mund të jetë mjaft e rrezikshme," tha profesor Coulson. "Problemi me kangurët dhe njerëzit është se ne të dy jemi kafshë të drejta, qëndrojmë në këmbë dhe një qëndrim i drejtë si ky është një sfidë për kangurin mashkull."

Në korrik, një kangur sulmoi një grua 67-vjeçare gjatë një shëtitje në Queensland, duke i shkaktuar prerje dhe një këmbë të thyer.

Po ashtu, një vajzë 3-vjeçare pësoi lëndime të rënda në kokë në një sulm në Uellsin e Ri Jugor në mars.

Zhvillimi urban në të gjithë Australinë po prek gjithnjë e më shumë habitatet e kangurit të egër.

Burimi: BBC